Një javë para fillimit të mësimit në SHBA, katër edukatorë në Broward County, Florida, kanë vdekur brenda rreth 24 orëve nga komplikimet e lidhura me COVID-19, thanë zyrtarët e arsimit lokal.
Tre mësues dhe një asistent mësimdhënës vdiqën nga ndërlikimet e lidhura me coronavirusit brenda hapësirës midis të hënës në mbrëmje dhe mëngjesit të së mërkurës, tha presidentja e Unionit të Mësuesve Broward, Anna Fusco, për cnn.
Të paktën tre nga edukatorët nuk ishin të vaksinuar, tha Fusco. Statusi i vaksinimit të të katërtit nuk dihet.
Shkollat Publike të Qarkut Broward kanë pasur 138 punonjës që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 që nga 1 gushti, sipas sistemit shkollor, i cili u përditësua të enjten.
Mësimi është pvrcaktuar të fillojnë javën e ardhshme, sipas kalendarit të shkollës gjersa distrikti shkollor po përdor fonde për të stimuluar stafin për t’u vaksinuar. /Telegrafi/