Telegrafi

Coutinho tregon ngjashmërinë mes tifozëve të Liverpoolit dhe atyre brazilianë

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, ka thënë se njerëzit në qytetin e Liverpoolit ngjasojnë shumë me ata në Brazil.

Braziliani është i kërkuar nga shumë klube, por duket se ai është i lumtur te Reds, pasi është lidhur edhe me tifozët.

“Kam qenë i mirëpritur në Liverpool nga tifozët dhe njerëzit që nga dita e parë kur kam ardhur këtu”.

“Njerëzit këtu ngjasojnë shumë me ata në Brazil. Ata janë të kujdesshëm dhe modest, kështu janë edhe brazilianët”, ka thënë Coutinho.

Vlen të theksohet se braziliani është zgjedhur lojtari i muajit tetor te Liverpooli. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=v_qPKEMIXa0