Liverpooli ka thelluar edhe më shumë epërsinë ndaj Southamptonit, pasi ka gjetur edhe golin e tretë në këtë ndeshje.
Është ylli brazilian, Philippe Coutinho, i cili ka shënuar për epërsinë e Redsave prej 3-0.
Goli i brazilianit erdhi në minutën e 68-të të ndeshjes.
Ky gol i Coutinhos erdhi pas një topi të kthyer nga portieri.
Dy golat e parë për Liverpoolin u shënuan nga Mohamed Salah. /Telegrafi/