Gazzetta dello Sport shkruan se Philippe Coutinho mund të përfundojë në Lazio, pasi Barcelona është gati të paguajë gjysmën e pagave të brazilianit.
Gazeta shkruan se ish-sulmuesi i Interit është një objektiv real, nëse Joaquin Correa largohet.
Claudio Lotito po kërkon 40 milionë euro për argjentinasin, ndërsa Interi që thuhet se është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro.
Barcelona po kërkon të heqë qafe pagat e ish -lojtarit të Liverpoolit dhe Bayern Munich, pasi shpreson të ulë kostot para nisjes së edicionit të ri.
Blaugranat kanë ofruar të paguajnë gjysmën e pagave të Coutinhos që marrëveshja e huazimit të mbyllet me sukses.
Kontrata e tij me Barcelonën skadon në qershor 2023./Telegrafi/