Telegrafi

Coutinho do të bashkohet me Bayern Munichun

Philippe Coutinho është gati të bashkohet me Bayern Munich në huazim, sipas lajmeve të fundit.

Braziliani që ka dështuar ta tregojë vetën në Barcelonë, ka qenë i lidhur me klube si Arsenal dhe Tottenham, por që kalimi nuk u realizua.

Sidoqoftë, sipas gazetarit Nicola Jorge, Coutinho pritet të niset drejt Bavarisë për të nënshkruar me Bayernin.

Ish-ylli i Liverpoolit nuk është ftuar në skuadrën e Barçës për ndeshjen hapëse të sezonit kundër Athletic Bilbaos.

Coutinho u largua nga Liverpooli në Janar 2018 për 142 milionë euro.

Ai pritet  të bashkohet me Bayernin si huazim me të drejt blerje.  /Telegrafi/