Telegrafi

Coutinho shënon gol të bukur, Liverpooli kalon në epërsi ndaj Bournemouthit (Video)

Liverpooli ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Bournemouthi.

Është mesfushori me tipare sulmuese nga Brazili, Philippe Coutinho, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.

Ky gol nga fantazisti brazilian erdhi në minutën e 20-të të ndeshjes pasi kaloi disa lojtarë.

Goli erdhi pas asistimit të mbrojtësit Andrew Robertson. /Telegrafi/