Telegrafi

Coutinho prezantohet si lojtar i Barcelonës (Foto/Video)

BARCELONA, SPAIN - JANUARY 08: New Barcelona signing Philippe Coutinho is unveiled at Camp Nou on January 8, 2018 in Barcelona, Spain. The Brazilian player signed from Liverpool, has agreed a deal with the Catalan club until 2023 season. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Më në fund Philippe Coutinho është prezantuar si lojtar i Barcelonës.

Braziliani fillimisht bëri vizitat mjekësore, nënshkroi kontratën, doli në konferencën për media së bashku me presidentin Josep Bartomeu dhe në fund u prezantua para tifozëve në Camp Nou.

Momenti i nënshkrimit të kontratës – Foto: Barcelona twitter

“Dua të falënderoj presidentin dhe të gjithë ata që bënë të mundur këtë. Jam shumë i lumtur, një ëndërr e bërë realitet. Shpresoj t’i plotësoj të gjitha pritshmëritë”, tha Coutinho në konferencën për media.

“Kishte klube tjera të interesuara për atë, po Coutinho ishte i vendosur se dëshironte të luante për Barcelonën nën urdhrat e Valverdes”, ka thënë Bartomeu.

Coutinho duke përshëndetur tifozët e pranishëm në Camp Nou gjatë prezantimit të tij (Getty Images)

Vlen të theksohet se Coutinho u transferua nga Liverpooli për 160 milionë euro dhe nënshkroi kontratë për pesë vite e gjysmë.

Klauzola e vendosur nga Barça është 400 milionë euro, e dhjeta më e madhja në futboll.

E si të mungonte familaja në prezantim (Getty Images)

Coutinho në 152 ndeshje me Reds në Ligën Premier ka shënuar 41 gola dhe ka dhuruar 35 asistime. /Telegrafi/

Philippe Coutinho dhe Josep Maria Bartomeu, gjatë prezantimit (Getty Images)
Coutinho duke folur për mediat për herë të parë si lojtar i Barcelonës (Getty Images)