Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, e ka lënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.
Brazilian i që nuk po kalon momente të mira te Barcelona edhe pse është më i shtrenjti në histori, ai mund të largohet.
“Nuk e di se a do të vazhdoj me Barcelonën”.
“Askush nuk e di për të ardhmen dhe aktualisht jam i fokusuar të luajë me ekipin kombëtar në Kupën e Amerikës”.
Coutinho mund të largohet nga Barcelona për te Paris Saint-Germain, si pjesë e shkëmbimit me Neymar që kërkon rikthimin në Camp Nou.
27-vjeçari e ka refuzuar një kalim të mundshëm te Manchester United, shkaku që ka qenë pjesën e Liverpool. /Telegrafi/