Philippe Coutinho ka marrë numrin 14 të Barcelonës.
Kështu së paku ka informuar klubi katalunas përmes rrjeteve sociale dhe ueb-faqes zyrtare.
E gjithë kjo vjen pas largimit të mbrojtësit argjentinas, Javier Mascheranos, i cili sot u larguar pas shtatë vjetësh qëndrimi te spanjollët.
Para argjentinasit këtë numër e ka bartë Jordi Cruyff, Amunike, Gerard Lopez dhe Thierry Henry.
Theksojmë se braziliani u zyrtarizua gjatë afatit kalimtar të janarit, ku katalunasit kanë paguar mbi 120 milionë euro Liveropoolin.
Kujtojmë se Mascherano është transferuar te klubi i ligës elitare kineze të Hebei China Fortunes.
Ndryshe, Coutinho pritet të debutojë gjatë ndeshjeve të ardhshme pasi të shërohet prej një lëndimi. /Telegrafi/
Suits you, @Phil_Coutinho!
?? #Coutinho14 pic.twitter.com/sVG1h7kuKJ— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 24, 2018