Telegrafi

Coutinho ka nevojë për tjetër ndërhyrje kirurgjike, pritet ta humbë sezonin

(Foto: Instagram/phil.coutinho)

Përkundër se është transferimi më i shtrenjtë në histori të Barcelonës, Philippe Coutinho ka mbetur vetëm një figurë periferike e klubit katalunas, për më shumë është shoqëruar edhe me lëndime të vazhdueshme.

Shpeshherë është folur për të ardhmen e brazilianit, i cili është konsideruar si dështim në Camp Nou, ndërkohë që në tre muajt e fundit nuk ka mundur të luajë për shkak të lëndimeve.

Kurse tani El Mundo Deportivo raporton se lojtari ndodhet në Brazil për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjike në meniskun e gjurit të majtë për shkak të ënjtjes.

(Foto: Instagram/phil.coutinho)

Kjo do të thotë se me shumë mundësi, 28-vjeçari nuk do të mund të luajë deri në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Nga Ibrahimovic te Coutinho - zbulohet formacioni i të dështuarve të Barcelonës në shekullin 21, shumë yje pjesë e tij

Coutinho, i cili u operua më herët gjatë këtij sezoni për këtë problem, (prej se u kthye nga Bayern Munichu) në edicionin 2020/2021 ka startuar në vetëm 10 ndeshje duke shënuar tre gola. /Telegrafi/