Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, ishte i qartë për të ardhmen e tij pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Kataluansit kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Lyonit me rezultat 5:1.
Coutinho ishte në listën e realizatorëve të golave, të cilat e eliminuan skuadrën franceze në 1/16 e finales së garës evropiane për klube.
“Në javët e fundit, madje edhe muajve, nuk kam luajtur mirë, por ende dua të përmirësohem”, ka pohuar braziliani.
“Unë kam ardhur në Barcelonë për të dhënë më të mirën time, unë jetoj për momentin, nuk e di se çfarë na sjell e ardhmja. Jam i kënaqur me punën time sot”, përfundoi mesfushori me tipare sulmuese.
Ndryshe, 26-vjeçi deri më tani ka pasur 62 paraqitje për katalunasit dhe ka shënuar 19 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/