Site icon Telegrafi

Coutinho jashtë fushave për dy ose tre javë

MILAN, ITALY - NOVEMBER 06: Philippe Coutinho of FC Barcelona looks the ball during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Internazionale and FC Barcelona at San Siro Stadium on November 6, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Të enjten Barcelona ka njoftuar se Philippe Coutinho ka marrë një lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për dy dhe tre javë.

Braziliani pësoi një këputje të vogël në biceps femoris (muskuli para i këmbës) të majtë dhe do të humbasë ndeshjet me kombëtaren.

Ai do të mungojë edhe në ndeshjen e fundjavës kundër Real Betis.

Philippe Coutinho . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ernesto Valverde tani do të duhet të mendojë në lidhje me formacionin e tij fillestar.

Kjo pasi mungon edhe Lionel Messi, i cili edhe pse është i gatshëm të kthehet, ai nuk po rrezikohet.

Ousmane Dembele mund të jetë zëvendësimi më i mundshëm i Coutinhos.

Coutinho . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Nëse Messi nuk luan edhe Malcom, i cili ka impresionuar në Ligën e Kampionëve kundër Interit, mund të ketë një rast.

Sulmuesi brazilian shënoi golin në barazimin 1-1 ndaj Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version