Telegrafi

Coutinho: Jam shumë i lumtur te Aston Villa

(Foto: Instagram/phil.coutinho)

Ylli brazilian, Philippe Coutinho ka folur për lëvizjen e tij në Aston Villa dhe ka thënë që ndihet i lumtur me zgjedhjen e tij.

Coutinho u transferuar në fund të janarit të klubit anglez si huazim nga Barcelona dhe ka shkëlqyer deri tani në këto ndeshjet e para.

29-vjeçari ndihet shumë i lumtur me kthimin në Ligën Premier dhe formën e tij që po e kalon.

Lexo po ashtu Nga Coutinho te Diaz, Alli dhe Guimaraes – Formacioni më i mirë i Ligës Premier me blerjet e janarit

“Jam shumë i lumtur. Doja të luaja sërish në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht  Coutinho për ESPN.

“Unë punoj shumë çdo ditë për të luajtur mirë dhe për të marrë rezultate të mira për klubin”.

Lexo po ashtu Aston Villa mund të nënshkruajë me Coutinhon për një çmim shumë të ulët

“Doja shumë të kthehesha në Ligën Premier dhe jam në një klub të madh”, përfundoi ylli brazilian.

Ndryshe, Coutinho ka zhvilluar pesë ndeshje me Aston Villën që nga transferimi dhe ka dy gola dhe tri asistime. /Telegrafi/