Sulmuesi i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka lëvduar bashkëlojtarin, Andres Iniesta, duke e quajtur kapitenin e klubit si gjeni.
33 vjeçari vazhdon të luaj rol kyç për liderët e kampionatit spanjoll, duke luajtur 25 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.
Coutinho i cili erdhi në Camp Nou në janar, ka thënë se reprezentuesi spanjoll i ka bërë më të mirë lojtarët përreth tij.
“Andres është një gjeni dhe kush do që luan me të ai i bën më të mirë”.
“Po kënaqemi bashkë me të e po ashtu edhe me Messin, ata janë idhujt e mi”, u shpreh Coutinho për 8TV.
Coutinho ka bërë vetëm katër parqitje për Barcën deri tash pasi u largua nga Liverpooli për 160 milionë euro.
Braziliani po ashtu shtoi se ai nuk e ka problem ku do që e vendos trajneri Valverde në fushë. /Telegrafi/