Telegrafi

Coutinho humb ndeshjen hapëse të Ligës Premier ndaj Watfordit

Philippe Coutinho dhe Daniel Sturridge do të humbasin ndeshjen hapëse të Ligës Premier të Liverpoolit ndaj Watfordit ditën e shtunë.

Asnjëri nga dy lojtarët nuk u paraqit gjatë trajnimit në Melwood të enjten dhe thuhet se ata nuk kanë gjasa të shfaqen në Vicarage Road të shtunën.

Lexo po ashtu Klopp: Coutinho nuk shitet për asnjë çmim

Coutinho i është nënshtruar trajtimit të një problemi në shpinë gjatë javës së kaluar, pasi spekulimet rreth të ardhmes së tij u rriten ndjeshëm.

Liverpooli refuzoi një ofertë të përmirësuar prej 90.4 milionë funteve apo 100 milionë eurove nga Barcelona për yllin brazilian të mërkurën dhe mbeten të vendosur që ai nuk është në shitje për asnjë çmim.

Në anën tjetër, Sturridge vazhdon të punojë me stafin e rehabilitimit të klubit që nga ndeshja e javës së kaluar në ‘Audi Cup’ ndaj Bayern Munichut për shkak të shqetësimit në kofshën e tij. /Telegrafi/