Telegrafi

Coutinho është i Liverpoolit

20-vjeçari kaloi ne Giuseppe Meazza në vitin 2010 nga Vasco da Gama, ndërsa gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ishte i huazuar te Espanyoli.

“Jemi gjithmonë të kënaqur kur i marrim lojtarët të cilët i kërkojmë. Ka qenë një afat kalimtar i rëndësishëm për ne, duke filluar nga sigurimi i shërbimeve të Daniel Sturridge nga Chelsea dhe tash Philippen nga Inter Milan”, ka thënë drejtori menaxhues i Redsave, Ian Ayre.

Te Liverpooli, braziliani do ta bartë fanellën me numrin 10, ndërsa transferimi ka kushtuar 13.7 milionë euro. /Telegrafi/