Telegrafi

Coutinho duket se ka vendosur të largohet nga Liga Premier

Corinthians po insiston që të nënshkruajë me lojtarin e Aston Villas, Philippe Coutinho, si huazim këtë vit.

Ish-lojtari i Liverpoolit dhe Barcelonës iu bashkua Villas në mënyrë të përhershme për 20 milionë euro në verën e vitit 2022 pas një huazimi të suksesshëm, por klubi brazilian janë të prirur ta kthejnë lojtarin në atdheun e tij.

Ai nuk ka shënuar ende një gol apo asistim për “vilains” në 16 paraqitje këtë sezon, ndërsa ai gjithashtu pësoi një lëndim muskulor që e përjashtoi atë nga skuadra e Brazilit për Kupën e Botës. Mendohet se këto vështirësi mund të inkurajojnë Coutinhon të largohet nga Villa për futbollin brazilian.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle Sport, presidenti i Corinthians, Duilio Monteiro Alves tha: “Kontakti ekziston dhe dëshira është aty, por është një marrëveshje shumë e vështirë”.

“Ne e duam lojtarin në huazim, por ndërsa afati i transferimeve në Evropë është e hapur, gjithçka është shumë e vështirë. Është ende një operacion shumë i parakohshëm, por ne duhet të përpiqemi”.

Klubi po negocion me Aston Villa dhe përfaqësuesin e lojtarit, me synimin për të bërë një marrëveshje në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/