Barcelona dhe PSG më në fund mund të arrijnë një marrëveshje mes tyre.
Neymari ishte ai që po distancohet prej klubit francez të Paris Saint-Germain ani pse këta të fundit e transferuan për 222 milionë euro. Tanimë sulmuesi mund të kthehet në klubin katalunas.
Kampionët francezë kanë qenë edhe më parë të interesuar për ish-lojtarin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Ky i fundit nuk pritet të mbetet pjesë e Barcelonës pas paraqitjeve të dobëta dhe largimi është opsioni më i miri për brazilianin.
Coutinho po shfaq paraqitje të mira në Copa America, e cila gjë ka bindur zyrtarët e parisienëve për ta transferuar lojtarin.
Por, kampionët spanjoll duhet të krijojnë një buxhet për blerjen e lojtarit pasi që nuk dëshirojnë të kenë probleme me FIFA-n.
Ndryshe, Barca është duke u munduar që të sjell lojtarë të rinj pas përforcimit të Realit gjersa klubi nga Parisi dëshiron ta shesë lojtarin pas probleme ligjore rreth ngacmimeve seksuale. /Telegrafi/