Telegrafi

Coutinho: Do të bëhem Kaka i Interit

Tuttosport shkruan se Coutinho do t’i nënshtrohet një testi mjekësor me klubin, me ç’rast do të takohet me trajnerin e ri, Rafa Benitez. Ai thotë se e kanë kërkuar edhe Real Madridi e Barcelona.

“Kaka është lojtar i madh, ai e merr topin dhe vrapon në drejtim të portës kundërshtare, gjë e cila më pëlqen ta bëj. Unë jam mesfushor ofensiv dhe më pëlqen t’u shërbej sulmuesve. Marco Branca më besoi që nga minuta e parë. Real Madridi dhe Barcelona më dëshiruan gjithashtu, por kur është dashur ta bëja zgjedhjen, nuk pata dyshime. Milano është qytet i mirë dhe San Siro vend vërtetë i mirë”, deklaroi ardhmëria e Interit, Coutinho. /Telegrafi/