Brazili e ka nisur me fitore Kupën e Amerikës, pasi ka mposhtur Bolivinë në ndeshjen hapëse.
Brazilianët ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe në fund triumfuan me rezultat 3-0.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.
Ndërkohë pjesën e dytë Brazili e nisi fuqishëm ku shënoi dy gola të shpejtë nëpërmjet Philippe Coutinhos.
Fillimisht anësori i Barcelonës realizoi në minutën e 50-të nga pika e bardhë për 1-0.
Vetëm tre minuta më vonë, Coutinho shënoi edhe golin e dytë në ndeshje me kokë pas asistimit nga Firmino për 2-0.
Brazili vazhdoi sulmet në drejtim të portës së Bolivisë derisa gjeti edhe golin e tretë pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Ishte zëvendësuesi Everton që realizoi një gol spektakolar nga distanca për rezultatin përfundimtar 3-0.
Kësisoj pas kësaj fitore Brazili mban vendin e parë në Grupin A me tri pikë, derisa ndeshja tjetër e grupit do të zhvillohet sot mes Venezuelës dhe Perusë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_nnO2-pF7ok&t=219s