Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, është deklaruar i gatshëm për duelin ndaj Southamptonit.
Braziliani ka pësuar një dëmtim së fundmi dhe është besuar se është lëndim i rëndë.
“Në këtë moment, unë po ndihem shumë mirë, dhe ditët e para ishin shumë të dhimbshme”.
“Nastyrisht kur ju duhet të dilni nga një ndeshje e rëndësishme sikurse kjo dhe kur largoheni herët, atëherë frustroheni, por falë Zotit nuk është një lëndim i rëndë”.
“Gjëja kryesore për ne ishte që të kthehemi në shtëpi me tri pikët”, deklaroi Coutinho. /Telegrafi/