Philippe Coutinho ka debutuar me Barcelonën në një ndeshje zyrtare.
Mesfushori brazilian që iu bashkua katalunasve gjatë këtij afati kalimtar është inkuadruar në lojë ndaj Espanyolit.
Ishte minuta e 68-të e ndeshjes kur ish-anëtari i Liverpoolit u fut në lojë në vend të Andres Iniestas.
Me tu inkuadruar në lojë, 80 mijë tifozë të pranishëm në ‘Camp Nou’, u ngritën në këmbë dhe e pritën me duartrokitje brazilianin.
Kujtojmë që më parë Coutinho në Spanjë kishte luajtur pikërisht për rivalin lokal të Barcelonës, Espanyolin.
Barcelona për brazilianin pagoi 120 milionë euro si dhe 60 të tjera do t’i paguajë në formë të bonuseve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ro2u1S7Xrl4