Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, këmbënguli se Belgjika ishte skuadra më e mirë gjatë mbrëmjes së kaluar gjersa pësuan humbje 1-0 kundër Francës në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Samuel Umtiti ishte golashënues i vetëm i lojës, me ç’rast francezët siguruan një biletë për finalen e së dielës në Moskë.
“Nuk do të thosha se ekipi para nesh ishte më i mirë se ne. Ekipi para nesh është mbrojtur mirë me 11 lojtarë në 35 metra para golit të tyre dhe ata e kanë bërë këtë gjatë gjithë turneut, kundër Uruguait shënuan përmes një goditje të lirë, sot një gol nga rivënia këndore”.
“Kjo varet nga detajet, çdo ekip luan në pikat e forta, forca jonë qëndron në futboll, forca e tyre në mbrojte dhe kundërsulme me Kylian Mbappen, i cili është shumë i shpejtë. Por, loja e tyre është për turp, e shihni”.
“Franca e di shumë mirë se ne kemi shumë probleme me skuadrat që luajnë nën nivelin tonë në fushë. Sot ishte shumë e vështirë për ta mposhtur vijën mbrojtëse të Francës”, tha portieri belg.
Ndryshe, Franca do të pres në finale gjysmëfinale njërin prej ekipeve mes Kroacisë dhe Anglisë. /Telegrafi/