Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka treguar se pse nuk ka qenë për të marrë trofeun e portierit më të mirë të botërorit.
Belgu ka pohuar se nuk ka mundur ta durojë ngritjen e trofeut më të çmueshëm të Kupës së Botës nga ana e lojtarëve francezë.
Në fakt, portieri belg është ende i zemëruar me mënyrën se si fitoi Franca në gjysmëfinale kundër Belgjikës.
“Fika televizionin në minutën e 94-të, në mënyrë që të mos shihja francezët të festonin titullin e tyre”.
“Miqtë e mi pastaj më thanë se (Luka) Modric sapo kishte marrë trofeun e” Lojtarit më të Mirë “dhe se ata do të shpallnin emrin e ‘Portierit më të Mirë’.
“Kur miqtë e mi më thanë se isha unë, sërish shikova televizorin dhe u ktheva për ta jetuar momentin! Është një nder i jashtëzakonshëm, jam i lumtur që kam bërë shumë pritje për të ndihmuar ekipin. E rëndësishme është se kam dashur të shkojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha portieri.
Ndryshe, Franca është shpallur kampion botëror pas triumfit në finale kundër Kroacisë me rezultat 4-2.
Courtois thuhet se gjatë afatit kalimtar të verës së bashku me bashkëkombësin Eden Hazard do të braktisin radhët e Chelseat për të kaluar te Real Madridi. /Telegrafi/