Telegrafi

Courtney: Kosova në pranverë bëhet anëtare e FMN-së dhe BB-së

Courtney, gjithashtu ka bërë të ditur që Kosova në pranverë bëhet anëtare e FMN-së dhe BB-së.

Banka Botërore ka qenë e përfshirë në sektorë të ndryshëm që nga viti 1999.

Ne kemi investuar diku rreth 150 milionë dollarë.

Në fillim të punës sonë, angazhimet tona u përqendruan më shumë në rindërtimin e ambientit që kishte lënë pas konflikti i fundit në Kosovë, mirëpo me kalimin e kohës ne zhvilluam një agjendë për zhvillim në aspektin afatgjatë.

Courtney, theksoi se , në këtë periudhë të rënies ekonomike, Kosova duhet të përqendrohet në politikat fiskale dhe të mendojë, sikurse të gjitha vendet e rajonit, për buxhetin e shtetit për vitin 2009. /rtk/