Telegrafi

Courteney Cox viziton banesën e Monicas nga seriali “Friends”

Dy bashkaktoret e dikurshme nga seriali "Friends", Courteney Cox dhe Jennifer Aniston (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Aktorja amerikane, Courteney Cox, të cilën shumëkush e mban mend si Monica nga kult seriali “Friends”, i ka mahnitur fansat me publikimin e një videoje, përmes të cilës tregonte se është kthyer në banesën, e cila në serial ishte e karakterit që ajo e portretizonte.

Teksa qëndronte në udhëkryqin e rrugëve Grove dhe Bedford në West Village, në vendin ku janë xhiruar kuadrot e jashtme të banesës së Monicas, nostalgjikja Courteney e ka shfrytëzuar muzikon nga promoja e serialit, i cili së fundmi është shpallur si më i popullarizuari në histori.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Friends

“Natën e mirë, po shkoj në shtëpi”, dëgjohet duke thënë aktorja teksa niset drejt ndërtesës, në të cilën mblidheshin yjet e serialit të dikurshëm.

Seriali “Friends” është emetuar për dhjetë sezone në NBC, në periudhën shtator 1994 – maj 2004.

Me vite të tëra ka pasur thashetheme për vazhdimin apo ribërjen e komedisë televizive, mirëpo deri më tani nuk ka ndodhur diçka e tillë. /Telegrafi/