Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, theksoi se nuk është çudi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi për zv. sekretare të përgjithshme të NATO-s, Radmilla Sheqerinska, sepse, siç thotë ai, ajo është një grua shumë e aftë dhe inteligjente.
Countryman thekson se nuk është vendimtare se nga cili vend vjen zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, por nëse ai është personi më i aftë për atë post.
Ai për “Kosovo online” thotë se njohja e diplomacisë dhe mbrojtjes luan një rol vendimtar në përzgjedhje.
“Nuk është befasi. Ajo është një grua shumë e aftë dhe inteligjente. Unë personalisht njoh tre zëvendëssekretarë të përgjithshëm të NATO-s dhe ata janë të gjithë kaq të zgjuar dhe të aftë. Bëhet fjalë për diplomaci dhe mbrojtje. Nuk bëhet fjalë nëse ajo është nga ky apo ai vend, por nëse është më e kualifikuara për këtë pozicion.
Unë kam jetuar në këto zona, njerëzit këtu mendojnë se kjo është qendra e Evropës, nëse jo qendra e universit, por ndonjëherë nuk bëhet fjalë për ekuilibër mes vendeve të ndryshme, por kush është më i kualifikuari për këtë vend”, shtoi Countryman./Telegrafi/