Telegrafi

Costacurta: Donnarumma është portieri më i mirë në botë

Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta ka thënë se Gianluigi Donnarumma është portieri më i mirë në botë.

Ish-mbrojtësi i Milanit ishte i impresionuar nga Donnarumma në fitoren 2-1 të Rossonerëve ndaj Bolognas të shtunën, por a është ai portieri më i mirë në botë?

Sipas Costacurtas, portieri i Milanit është më i miri në botë, së bashku me Manuel Neuer të Bayern Munichut.

Lexo po ashtu Milani i ofron kontratë të re Donnarummas, por me pagë të njëjtë

“Absolutisht po”, ka thënë fillimisht Costacurta kur u pyet se është Donnarumma më i miri në botë.

“Ai është atje lart së bashku me Manuel Neuer”, përfundoi legjenda e Milanit.

Milani mbetet udhëheqësi i tabelës në Serie A duke shijuar një epërsi prej dy pikësh ndaj Interit, që fitoi 4-0 ndaj Benevento në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/