Telegrafi

Costa vrapon nga banka rezervë vetëm për t’u përfshirë në përleshjen ekipore mes lojtarëve të Chelseat dhe Cityt (Video)

Chelsea ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë duke fituar me rezultat 1-3 ndaj Manchester Cityt.

Ishte një ndeshje e mirë deri në minutat e fundit të ndeshjes, ku pas një ndërhyrje të Sergio Agueros në David Luiz gjërat dolën nga kontrolli.

Lexo po ashtu Se futbolli nuk është i rëndësishëm për vajzat, e posaçërisht për biondet e tregon më së miri kjo fotografi nga takimi mes Evertonit dhe Unitedit (Foto)

Lojtarët nga të dy skuadrat filluan të kacafyten, por fatmirësisht gjakrat u qetësuan pas disa minutash dhe e gjitha kjo kaloi pa ndonjë incident të madh.

Syri i kamerës së medieve angleze ka kapur edhe një gjë interesante. Sulmuesi spanjoll Diego Costa në momentin që filloi përleshja ishte në bankën rezervë, por ai nuk mundi të qëndrojë i qetë dhe kështu vrapoi për t’iu bashkuar përleshjes dhe kështu t’i ndihmonte bashkëlojtarëve të tij. /Telegrafi/

Ndërsa më poshtë keni përleshjen e plotë: