Chelsea ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë duke fituar me rezultat 1-3 ndaj Manchester Cityt.
Ishte një ndeshje e mirë deri në minutat e fundit të ndeshjes, ku pas një ndërhyrje të Sergio Agueros në David Luiz gjërat dolën nga kontrolli.
Lojtarët nga të dy skuadrat filluan të kacafyten, por fatmirësisht gjakrat u qetësuan pas disa minutash dhe e gjitha kjo kaloi pa ndonjë incident të madh.
Syri i kamerës së medieve angleze ka kapur edhe një gjë interesante. Sulmuesi spanjoll Diego Costa në momentin që filloi përleshja ishte në bankën rezervë, por ai nuk mundi të qëndrojë i qetë dhe kështu vrapoi për t’iu bashkuar përleshjes dhe kështu t’i ndihmonte bashkëlojtarëve të tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/Footy_Jokes/status/805298077980618752
Ndërsa më poshtë keni përleshjen e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=KJ8P7w2jzsA