Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa vazhdon ta fajësojë Antonio Conten për largimin e tij nga Chelsea, ndërsa pyet tash se ky është italiani.
Conte i kishte thënë Costas se ai nuk ishte pjesë e planeve të tij në Chelsea me anë të mesazhi, duke bërë që sulmuesi të largohej nga Blutë dhe përfundimisht t’i bashkohej Atletico Madridit.
“Ishte një kohë e keqe për mua, por nuk ishte faji im. Njerëzit thanë shumë gjëra, por koha i vë gjithçka në vendin e vet. Shikoni se ku është tani Conte”.
“E lashë Chelsean në një mënyrë të keqe për shkak të mënyrës se si veproi. Simeone është një trajner i cili flet para jush”.
“Kur Cholo nuk ju do, ai është i qartë, por ai përpiqet t’ju ndihmojë. Në Chelsea ishte e kundërta”.
“Ne fituam me Conten dhe pas gjithë kësaj, ai më dërgoi një mesazh për të më thënë se nuk donte më”.
“Kam pasur rastin të kthehem në Atletico dhe nuk ka pasur pengesa, por kur më thanë të kthehesha në ekipin e rezervë …”.
“Ishte e qartë se unë doja të shkoja në Atletico, edhe pse kam pasur oferta të tjera. Po të dështonte, do të kisha preferuar të qëndroja në Brazil me familjen time”.
“Kam vlera të tjera që paratë nuk mund të blejnë”, ka thënë Costa. /Telegrafi/