Sulmuesi i Spanjës, Diego Costa, beson se përfaqësuesja e tij është favorite për të fituar Kampionatin Botëror në Rusi.
Pas fitores 6-1 në miqësoren ndaj Argjentinës, ku ai shënoi golin e parë në takim tha se dëshiron të jetë edhe në të ardhmen në planet e trajnerit, edhe pse konkurrenca është e madhe.
“Me lojtarët që kemi, nuk mund të them që Spanja është jo favorite”, ka thënë Costa për Cadena Cope të martën mbrëma.
“Dua të jem pjesë e planeve dhe do provojë gjithçka që ta arrij këtë, por kemi shumë sulmues që po tentojnë një vend”.
“Jemi katër (Costa, Rodrigo, Aspas dhe Morata), por jo të gjithë mund të shkojmë, dua të ndihmoj vendim tim”.
“Sonte rezultati mund të jetë çorientues pasi edhe Messi nuk luajti, ai bën diferencën, por ne jemi të fortë dhe të lumtur”.
“Lëndimi? Ishte vetëm një lëndim i thjeshtë, jam mirë dhe gati për të shtunën”, ka shtuar Costa. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=20ZekYl2AIo