Diego Costa ka shënuar një gol me mjeshtri të madhe duke barazuar rezultatin në takimin Spanjë – Portugali.
Ishte një gol i Ronaldos pas 4 minutash lojë ai që krijoi epërsinë fillestare për portugezët.
https://www.youtube.com/watch?v=PBgSz1W9nHw&feature=youtu.be
Pas një aksioni të mirë në kundërsulm kur tempi i lojës ishte rritur, Diego Costa tregoi talentin e tij.
Përballë tri mbrojtësve ai arriti të lansojë një goditje duke barazuar rezultatin në 1-1.
Diego Costa – what a goal!!! #ESP equalise!#WorldCup https://t.co/cDrTW7W1zu
— SportingMatrix (@Sporting_Matrix) June 15, 2018
Pas këtij goli në minutën e 25-të loja është rihapur dhe të dy skuadrat do të kërkojnë fitore.
Ndeshja po vazhdon me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat me raste të shumta. /Telegrafi/