Sulmuesi i Cheseat, Diego Costa, ka folur pas fitores ndaj 1-3 ndaj Bournemouthit për të ardhmen e tij te klubi anglez.
Spanjolli ka thënë se nuk është edhe shumë i lumtur me jetën në Londër, por kjo nuk pritet të ndikoj në të ardhmen e tij tek Blutë.
“Këtë vit shpresoj se do të jetë ndryshe, do fitojmë tituj. Nëse je në një ekip që po fiton, ju gjithmonë dëshironi të dëshironi të qëndroni edhe për një kohë”.
“Jam i lumtur te Chelsea, por detyrimisht kjo nuk do të thotë se jam i lumtur në Londër. Por, kjo është diçka tjetër, nuk ka të bëjë më klubin”, ka thënë Costa.
Kohëve të fundit është folur për një rikthim të mundshëm të tij te Atletico Madridi. /Telegrafi/