Telegrafi

Costa ndez derbin lokal: Ne gjithmonë duam ta mundim Realin, edhe ata gjithashtu

DIEGO COSTA POSA PARA MARCA

Në më pak se dy ditë para derbit të Madridit, Diego Costa ka folur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në një intervistë të gjatë dhe të plotë që mund të lexohet këtë të premte mbrëma në gazetën spanjolle Marca.

Derbi i Madridit do të luhet të shtunën me fillim nga ora 20:45 në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi Atleticos, Costa, i cili tashmë ishte vendimtar në Superkupën Evropiane, ka paralajmëruar Mbretërit para derbit lokal.

Lexo po ashtu Gola, përmbysje, vazhdime - Atletico nënshtron Realin dhe fiton Superkupën e UEFA-s

“Ne gjithmonë duam të mundim Real Madridin … por ata gjithashtu duan të na mposhtin”, ka thënë fillimisht Costa për Marca.

Costa dhe Ramos në duel gjatë Superkupës Evropiane (Getty Images)

“Megjithëse është një ndeshje tjetër, do të kemi më shumë dëshirë sesa për Superkupën Evropiane”.

“Kjo ishte ndeshja ime më e mirë që kur u ktheva në Atletico, unë fillova shumë mirë atë natë”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Real 2-4 Atletico, Diego Costa më i miri - zhgënjen mbrojtja e Realit

“Unë isha gjithashtu mirë kundër Valencias. Nuk mund ta humbasim thelbin tonë”, përfundoi spanjolli.

Costa ka folur edhe t për Cristiano Ronaldon, Antoine Griezmann, Diego Simeonen, finalen e Lisbonës … dhe tema të tjera që mund të lexohen më vonë gjatë të premtes mbrëma. /Telegrafi/