Site icon Telegrafi

Costa mungon të paktën një muaj?

Douglas Costa është lënduar në ndeshjen mes Juventusit dhe Valencias, ku pritet të mungojë së pak një muaj.

Ai ka pësuar një lëndim në pjesën e pasme të kyçit dhe legenit.

Calciomercato.com shkruan se lëndimi i tij erdhi të mërkurën në Ligën e Kampionëve, ndërsa ai prite të mungojën një kohë.

Juve e kanë konfirmuar lëndimin në këmbën e majtë të brazilianit, ndërsa sipas tyre ka edhe një ‘tërheqje’ në kofshën e djathtë.

Sipas CM, Costa humbet 3-4 javë, por kjo nuk do t’i pengojë edhe aq Juventusit.

Kjo pasi lojtari është dënuar me aktor javë shkaku i pështyrjes të Di Francescos.

Mungesa e brazilianit do të vërehet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndaj Young Boys dhe Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version