Diego Costa assesi të rehatohet tek skuadra angleze Chelsea.
Pas një stinori të dështuar, tek skuadra londineze priten ndryshime të mëdha.
Trajneri i ri do të jetë italiani Antonio Conte, i cili ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në klub sidomos në repartin e sulmit.
Ndër lojtarët e parë që priten të largohet nga ‘Stamford Bridge’, është spanjolli Diego Costa.
Mediat angleze kanë raportuar se ish-anëtari i Atletico Madrid mund t’i bashkohet kampionatit kinez.
Costa është në kontakte me Shanghai Shenhua dhe pritet të përfitojë një kontratë marramendëse për pesë vitet e ardhshme. /Telegrafi/