Telegrafi

Costa mund të dënohet nga tri deri në pesë ndeshje dhe shumë të hollash

Ylli i Juventusit, Douglas Costa mund të përballet me një dënim prej së paku tri ndeshje dhe një gjobë deri në 100,000 euro  pasi e ka pështyrë në fytyrë Federico Di Francesco e Sassuolos.

Braziliani nuk ishte në ditën e tij, pasi më herët e kishte goditur me bërryl dhe pastaj edhe me kokë.

Ai u ndëshkua me kartonë të kuq kur u pa nga VAR.

Douglas Costa do të ballafaqohet me një ndalim të gjatë, kur sanksionet disiplinore të lëshohen nesër.

Gazzetta dello Sport parashikon ndalim prej tri ndeshjes për të.

Ndeshjet që ai do të mungojë janë me Frosinone jashtë, Bolonjën në shtëpi dhe Napolin në Torino.

Nëse sjellja e tij konsiderohet shumë e dhunshme,. Dënimi mund të shkojë deri në pesë ndeshje.

Ai mund të dënohet edhe me para nga 100 mijë euro deri në 200 mijë euro. /Telegrafi/