Atletico Madridi luajti me një lojtar më pak në humbjen 2-0 ndaj Barcelonës që nga minuta e 28-të.
Diego Costa u përjashtua me karton të kuq pasi ofendoi gjyqtarin kryesor, Gi Manzano, i cili pas ndeshjes në raportin e ndeshjes ka shkruar se lojtari ofendoi nënën e tij.
Komiteti disiplinor do të shikojë edhe një herë gjithë rastin dhe dënimi që lojtari rrezikon është nga katër deri në 12 ndeshje në rast se shpallet fajtor për sjellje të pahijshme.
Ndeshja përfundoi në të mirë të Barçës me rezultat 2-0, golat u shënuan nga Luis Suarez dhe Lionel Messi.
Costa këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë. /Telegrafi/