Reprezentuesi brazilian pëlqen transferimin në Ligën Premier.
Douglas Costa befason Bayern Munichun pasi deklaron se nuk është i lumtur në Allianz Arena”dhe mendon largimin në fund të këtij stinori.
Lojtari i krahut të djathtë, i cili në vitin 2015 u transferua nga Shakhtar Donetsk te klubi bavarezet, duket se joshet nga ideja për të luajtur në Premier Ligë.
Mesfushori 26-vjeçar pohon se kur te përfundojë sezoni do të bisedojë me drejtuesit dhe do të analizojë gjithçka me ta për të ardhmen.
“E ardhmja ime varet nga shumë faktorë dhe gjëja më e rëndësishme është se sa do të luaj këtë sezon. Të jem prezent në fushë luan rolin kyç në karrierën time” ka thënë Costa.
“Kam oferta nga shumë skuadra, por më pëlqen Premier Liga. Megjithatë duhet të presim fundin e stinorit para se të marr një vendim për të ardhmen”, ka shtuar ai.
Braziliani në këtë sezon ka realizuar 11 gola me Bayernin në të gjitha garat.