Është raportuar se klubi i Chelseat ka hyrë në bisedime me Napolin për transferimin e sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain.
AS shkruan se reprezentuesi spanjoll, Diego Costa pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror, teksa londinezët kanë reaguar menjëherë duke e gjetur zëvendësimin e tij.
Oferta e parë për brazilianin me pasaportë braziliane thuhet të jetë rreth 48 milionë funte.
Në anën tjetër, edhe vetë sulmuesi është duke dëshiruar transferimin në Ligën Premier. /Telegrafi/