Douglas Costa ka gëzuar trajnerin Carlo Ancelotti pasi që është kthyer në stërvitje me skuadrën.
Ylli brazilian ka qenë jashtë fushave të blerta që nga finalja e Kupës së Gjermanisë përballë Borussia Dortmundit në muajin maj.
Kësisoj lojtari kishte humbur edhe ndeshjet e Kupës së Amerikës me Brazilin, transmeton KosovaPress.
Të hënën Costa ka pasur një stërvitje të lehtë, ndërsa sot i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit dhe pritet që shumë shpejtë të aftësohet për të luajtur.
Rikthimi i Costas, do t’ia lehtësojë ‘kokëdhimbjet’ Ancelottit, i cili nuk mund të llogarisë në të lënduarit, Holger Badstuber, Arjen Robben, Kingsley Coman dhe Jerome Boateng.