Chelsea ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Hull Cityt.
Është sulmuesi spanjoll, Diego Costa, i cili ka shënuar golin e epërsisë 1-0 për ‘Blutë’ e Londrës.
Goli i spanjollit erdhi nga afërsia në minutat shtesë të pjesës së parë pas asistimit të Victor Moses.
Vlen të theksohet se festimi i tij iu dedikua kritikëve, pas fjalëve të fundit të mediave për një largim të tijin si shkak i zënkave me trajnerin Antonio Conte dhe pjesëtarët e stafit. /Telegrafi/
https://twitter.com/pathyeshme/status/823219624049340416