Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe kapiteni i Evertonit, Phil Neville, beson se Diego Costa është një lojtar më i madh se sulmuesi aktual i Chelseat, Alvaro Morata.
Diego Costas më në fund iu është plotësuar dëshira e tij për t’u rikthyer në Atletico Madrid, me lojtarin e vendosur për të lëvizur në janar, kur afati kalimtar të ri-hapet.
Kjo pasi Chelsea ka pranuar ofertën e skuadrës së madhe spanjolle në vlerën që mendohet të jetë prej 55 milionë eurove plus 10 tjera në formë bonuesh.
Megjithatë, sipas legjendës angleze, Neville, Chelsea ka bërë gabim me largimin e Costas, pasi lojtari me karakter agresiv është më i mirë se sulmuesi aktual i Bluve, Morata.
“Të jem i sinqertë me ju, unë do të preferoja Costan para Moratas në ekipin tim në këtë moment, në këtë kohë”, ka thënë fillimisht Neville për Sky Sports Show.
“Unë mendoj se ai është më i përshtatshëm për ndeshjet në futbollin anglez”.
“Morata ka potencial të madh, por nëse do të ishit një menaxher kundërshtar, më lehtë do ta ndalësh Moratan sesa Costan”.
“Ai është një lojtar fantastik, ai shënoi shumë gola dhe është dikush që do të mendonit, ‘do ta dua atë në ekipin tim’”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez. /Telegrafi/