Atletico Madrid ka siguruar finalen e tretë në histori të klubit në Ligën e Evropës.
Skuadra spanjolle arriti ta eliminoj Arsenalit pas 180 minutash lojë me rezultat të përgjithshëm 2-1, ku barazuan 1-1 në Angli dhe fituan 1-0 në Spanjë.
Golin e fitores Atleticos ia siguroi sulmuesi spanjoll Diego Costa.
Costa pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij e ka merituar kalimin në finalen e Ligës së Evropës.
“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por e dinim edhe se kishim mbrapa tifozët tanë që na japin mbështetje të madhe”.
“Ishte shumë e rëndësishme për ne për të arritur në finale. Ne e merituam kalimin në finale, edhe pse kishim një kundërshtar të madh përballë. Atletico është një klub i shkëlqyer”, u shpreh Costa.
Reprezentuesi spanjoll ka thënë se në finale do të japin gjithçka nga vetja për ta fituar trofeun.
“Mesazhi im për tifozët është se do të lëmë gjithçka në fushë për ta marrë trofeun”, përfundoi Costa. /Telegrafi/