Telegrafi

Costa dëshiron largimin nga Chelsea

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, raportohet se ka vendosur që të largohet nga Londra gjatë verës.

Këto spekulime kanë qarkulluar që një kohë të gjatë, ndërsa tani thuhet se trajneri i ri Antonio Conte është duke bërë çmos që të mbajë lojtarin në skuadër.

Megjithatë, sipas The Telegraph, lojtari është i vendosur dhe kjo ka ardhur pas akuzave të shumta për sjelljet e tij në fushë, transmeton Koha.net.

Costa iu bashkua Bluve nga Atletico për 32.5 milionë funte më 2014. Rikthimi i tij në Spanjë raportohet se është dëshira kryesore e lojtarit.