Site icon Telegrafi

Costa arrin marrëveshje me këtë klub

Diego Costa i ka thënë “po” ofertës së Atletico Madridit.

“Sky Sports” ka zbuluar që sulmuesi i Chelseat, tashmë ka arritur marrëveshje me klubin nga “Vincente Calderon”.

Pas problemeve kryesisht disiplinore, Chelsea nuk është i interesuar ta mbajë spanjollin, i cili tashmë ka vendosur të rikthehet aty ku e bëri shpërthimin e karrierës.

Një përforcim ky shumë i nevojshëm për ekipin e Diego Simeones, i cili ka nevojë për një futbollist të tillë pas shitjes së Jackson Martinez në Kinë. /Telegrafi/

Exit mobile version