Tony Roma do të pasojë Tadge Jeuchter si kreu i ekipit global të zhvillimit të Corvette.
Ai e merr pozitën e tij të re më 1 korrik, pasi ka shërbyer si kryeinxhinier i Cadillac Celestiq.
Roma do të mbikëqyrë gjithashtu ekipet e veturave luksoze dhe të performancës së prodhuesit të automjeteve, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se ai ka punuar në General Motors për më shumë se 30 vjet, duke përfshirë edhe në Corvette.
Ai gjithashtu udhëhoqi zhvillimin e disa modeleve të fundit të Cadillac, si CT5, CT6, Blackwings, veturat e Serisë V dhe të tjera.
Ndërkohë, Jeuchter largohet nga General Motors pas një karriere 47-vjeçare me prodhuesin e automjeteve, duke punuar në Corvette që nga viti 1993. /Telegrafi/