Site icon Telegrafi

Corriere della Sera: Saranda, ndër 12 destinacionet europiane për 2019

Para mbërritjes së fluksit të turistëve gjatë verës, qershori është koha më e mirë për të shijuar detin në Shqipërinë jugore në qetësi të plotë.

Saranda, në veçanti, në fund të Rivierës Shqiptare, në sajë të plazheve të bukura dhe natës së saj të gjallë, është bërë vitet e fundit një nga destinacionet më të famshme të vendit.

Kështu shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti në një artikull të publikuar në rubrikën “Dove” të gazetës prestigjioze italiane “Corriere della Sera”.

Shumë festivale muzikore në vendet që ndodhen përgjatë bregdetit për t’u shënuar në agjendë, mes tyre festivali Kala (12-19 qershor) në plazhin e Dhërmiut.

Këshillë: merrni me qira një makinë për të eksploruar rrethinat e Sarandës, gjiret e fshehura përgjatë bregut dhe parkun arkeologjik të Butrintit, transmeton atsh.

Të udhëtosh duke shmangur fluksin e turistëve dhe duke kursyer mbi çmimet e fluturimeve dhe hoteleve, “Corriere della Sera” rekomandon 12 destinacionet “low cost” për të zbuluar gjatë fundjavave në vitin 2019, për çdo muaj të vitit.

Këto 12 destinacione sipas muajve të vitit janë: Janari në Plovdiv, Bullgari, shkurt në Budapest, Hungari, Marsi në Pafos, Qipro, prilli në Stamboll, Turqi, maji në Santorini, Greqi, qershori në Sarandë, Shqipëri, korrik në Luksemburg, gusht në Riga, Letoni, shtatori në Linz, Austri, tetori në Berlin, Gjermani, nëntori në Madrid, Spanjë, dhjetori në Anversa, Belgjikë.

Exit mobile version