Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste të reja me coronavirus në Kosovë.
Këto shifra kanë rezultuar nga testimet e 177 mostrave të dyshuara për COVID-19.
Për fat të mirë në raportin e fundit nuk janë raportuar të vdekur si pasojë e infektimeve me këtë virus, derisa 3 persona rezultojnë të shëruar nga virusi.
Vlen të theksohet se 16 persona janë hospitalizuar si pasojë e komplikimeve infeksionale nga coronavirusi.
Në vendin tonë janë 123 raste aktive me coronavirus.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./Telegrafi/